“Janë 95 fermerë të komunës së Gjilanit që kanë përfituar nga 37 pula dhe 3 gjela për familje, në total 3800 shpezë me vlerë prej 49,542.00€, nga projekti i bashkëfinancimit me Islamic Relief Kosova”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai shtoi se do të jenë të përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit, sepse Komuna është për fermerin. /2LONLINE/