DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2023 dhe miratoi Plani zhvillimor komunal 2023-2031

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2023 dhe miratoi Plani zhvillimor komunal 2023-2031
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2023, respektivisht të 11-tën e rregullt , ku janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës e ndër to edhe ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, me qenë se ishte takimi fundit i këtij organi për vitin 2023, ka falënderuar asamblistët për kontributin e dhënë gjatë seancave të mbajtura gjatë këtij viti.

EkoHigjiena

Ndër pikat që u diskutua në këtë mbledhje ishte ajo për Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031 (PZHK), që e prezantoi Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Sipas këtij plani, pritet të jetë bazë për një zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Vitisë si në ruajtjen e mjedisit, por edhe shfrytëzimin e përkohshëm të resurseve për zhvillim ekonomik, për gjeneratat e ardhshme si dhe balancimin e zhvillimeve hapësinore dhe të tjerë. Gjithashtu bëhet me dije se ky plan është dokument që hartohet për territorin e komunës së Vitisë për periudhën kohore 2023-2031 dhe jep udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren, nevojën e ndërmarrjes së atyre veprimeve, si dhe për mënyrën e realizimit të tyre. Megjithatë pas diskutimit ky plan ka marrë shumicën e votave nga ana e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Gjithashtu në këtë mbledhjen janë miratuar edhe propozim vendimi për miratimin e listës se veçante të pronave te paluajtshme të komunës, qe planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjate vitit 2024, propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike, propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024, si dhe propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronave në fshatin Devaje te Komunës së Vitisë.

Përpos këtyre pikave që ishin paraparë për këtë seancë, u inkorporuan edhe tri pika të tjera si pika e propozim vendimit për mbështetjen financiare për shpenzimet e strehimores “Liria” në Gjilan, për një periudhë trevjeqare 2024-2026. Gjithashtu u dha një raporti i ekipit të Auditimit Social në Viti, si dhe një informatë për zbatimin e planit të Integritetit për Komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.