Llapi dhe Ferizaji kanë hapur javën e nëntë të Superligës, duke e zhvilluar ndeshjen më dramatike të kampionatit. Kjo pasi rezultati ishte tërësisht i paparashikueshëm, duke rezultuar me fitoren e Ferizajit si mysafir, 2:4.
Gjithçka shkoi në favor të Ferizajit, që nga minuta e tretë kur realizoi Përparim Livoreka, ndërkohë që Zgjim Mustafa realizoi golin e dytë pas gjysmë ore lojë.
Mentor Zhdrella riktheu Llapin në lojë me një gol në fundin e pjesës së pare.
Ferizaj që fillimisht refuzoi të niste pjesën e dytë për shkak të një sulmi siç pretenduan zyrtarët mysafir në dhomat e zhveshjes realizuan posa zbritën në tapetin jeshil.
Bunjamin Asani shënoi golin e tretë për ekipin e Bekim Isufit, ndërkohë Adenis Shala i dha goditjen e fundit Llapit, duke shënuar golin e katërt.
Behar Maliqi realizoi në minutën e 84-të të ndeshjes sa për ta zbutur debaklin e llapjanëve.
Llapi mbetet me 17 pikë në kreun e tabelës, ndërkohë që Ferizaj me 9 pikë tani renditet në mesin e tabelës.