FC Drenica ka mposhtur Kf.Ferizajin në shtëpi me rezultat minimal 0:1. Humbja përballë Drenicës në shtëpi e ka rikthyer Ferizajn sërish në pjesën e poshtme të klasifikimit.
E për këtë disfatë dhe të tjerat tri radhazi edhe vetë trajneri i Ferizajit, Bekim Isufi e pranoi si fakt shqetësues dhe që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në karrierën e tij.
“Sinqerisht për mua kjo është hera e parë që po më ndodh në karrierën time, lerë të mos fitojë tri ndeshje radhazi në shtëpi, por as mos mundësh të realizosh gol. E kam thënë edhe më herët që ekipin e kam gjetur kështu me këta futbollistë dhe do jetë tepër e vështirë. Po gabojmë në momentet më kritike dhe ne duhet të marrim mësime nga kjo. Po e them prap na pret një punë shumë shumë e vështirë për në vazhdim të kampionatit”, deklaroi Isufi.