Kadriu: “Mollëkuqet” në vazhdimësi po i promovojnë vlerat tona në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar

Kadriu: “Mollëkuqet” në vazhdimësi po i promovojnë vlerat tona në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar

Zëvendësministri në detyrë, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj morën pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “Kosova Rissing Stars”, edicioni i dytë me radhë ku mblodhi mbi 13 shtete të ndryshme të botës, me mbi 67 konkurrentë.

““Mollëkuqet”, në vazhdimësi po promovojnë vlerat tona në rrafshin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar”, ka shkruar Kadriu.

Ja postimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin Haradinaj, morëm pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “Kosova Rissing Stars”, edicioni i dytë me radhë ku mblodhi mbi 13 shtete të ndryshme të botës, me mbi 67 konkurrentë.

Me qëllim të zbulimit të talentëve të rinj, dhe njohjen e ndërsjelltë me bashkë moshatarët nga këto shtete, “Mollëkuqet” nga Gjilani, me në krye profesoreshën që po korrë suksese të vazhdueshme, Arta Haziri-Nuhiu, arritën ti sjellin Gjilanit atmosferë të jashtëzakonshme për këto ditë sa u mbajt festivali.
“Mollëkuqet”, në vazhdimësi po promovojnë vlerat tona në rrafshin kombëtar dhe në atë ndërkombëtar. Krijimi I miqësive të reja, shkëmbimi I përvojave, janë një mundësi e mirë për të rinjtë tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë aftësitë e tyre qoftë në kulturë, sport, dhe fusha tjera.
Rexha

KOMENTE