Në takimin e javës së 14-të në Superligë, Ferizaj e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1:0 për t’i mbajtur gjallë shpresat për luftë për mbijetesë, e cila këtë vit duket të jetë me e ashpër se kurrë.
Trajneri Bekim Isufi është parë shumë i lumtur pas kësaj fitoreje.
“Kjo ishte fitorja e parë si vendas. Merituam fitoren pasi luajtëm më mirë. Jam i kënaqur me angazhimin dhe me karakterin. Ende nuk jemi në nivelin e dëshiruar. E rëndësishme që u kthyem me fitore pas humbjes nga Gjilani“, ka thënë Isufi.
“Ne kemi lojtarë që dinë ta bëjnë dallimin në duele një me një. Ndoshta u mungon vetëbesimi dhe ndikon pozita në tabelë. Nuk është se nuk po bëjmë lojë të mirë, por pranimet e golave po ndikojnë dhe lojtarët e rinj nuk po e përballojnë presionin”, ka përfunduar Bekim Isufi.