Fenerbahçe është duke e vëzhguar nga afër futbollistin me prejardhje kosovare, Kemal Ademin e Baselit. Kemal Ademi është duke shkëlqyer me Baselin ku ka shënuar 6 gola në tetë xhirot e para në kampionatin zviceran.
Për sulmuesin shqiptar tani ka shfaqur interesim gjiganti turk, Fenerbahce, aty ku luan Vedat Muriqi.
Fenerbahce do të dërgojë emisarë për ta përcjellur nga afër ndeshjen Trabzonspor-Basel, e vlefshme për Europa Ligë. Aty do të vëzhgohet nga afër Ademi.
Kujtojmë që ditëve të fundit në media është raportuar se Kemal Ademi ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës pasi dëshiron që të luajë për Zvicrën.