Në kuadër të javës së katërt, skuadra nga Stambolli, Fenerbahce u mposht nga Alanyaspor me rezultat 3:1.
Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje, mirëpo nuk ia doli ta ndihmojë skuadrën e tij.
Futbollisti i Kosovës luajti për plot 90 minuta ndaj Alanyasporit, ndërkaq, nga “WhoScored” u vlerësua me notën 6.5 për paraqitjen e tij.