Sot fëmijët e Qendrës se Kujdesit Ditor “Pema” në Gjilan, realizuan një shëtitje njëditore në fshatin Stanishor e cila u mundësua falë njerëzve të vullnetit të mirë dhe human.
Ema Sallahu nga kjo qendër ka bërë me dije se vlen të përmendet drejtori i stacionit të autobusëve, Avni Hajrullahu i cili mundësoi udhëtimin përmes kompanisë “Victoria tours”.
Po ashtu, fëmijët gjatë qëndrimit në shëtitje, patën mundësinë të drekojnë në restaurant Gërsheta të cilën e bënë të mundshme pronari i kompanisë “Zuka”, Muhedin Zuka si dhe pronari i kompanisë së autopjesëve “Universal”, Bekim Rexhepi si dhe uji “Dea”.