DYLON

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë hapjen e Ditës Ndërkombëtare të Standardizimit, ku është bërë edhe zbulimi i logos së re të Agjencisë Kosovare të Standardizimit.

Mesazhi i ministrit Shala për këtë ditë ka qenë, që të krijohet besimi në produktet vendore, sepse sipas tij, shumica nga to po shërbehen me standarde SK.

Ministri ka treguar se e ka prioritet fuqizimit e standardeve, duke nënshkruar edhe udhëzimin administrativ për logon e re.

EkoHigjiena

“Dje nënshkrova Udhëzimin Administrativ për Logon e Agjencisë së Standardeve, si dokument që vendosë rregullat për përdorimin e kësaj embleme të Agjencisë, dhe simbol identifikimi për Organin Standardizues të Kosovës. Ky Udhëzim në formë simbolike paraqet hartën e Kosovës, në dy romba (katror n’cep) si ekuivalencë figurash, sikur vet standardet që tregojnë një model se si të prodhohet një produkt”, ka thënë Shala.

Ministri e ka quajtur probleme politike mos përfshirjen e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit.

“Një sfidë për të gjithë ne mbetet mos përfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit, me ç’rast standardizimi kosovar do të bëhej më i fuqishëm, më suportues, dhe standardet kosovare, me bazë evropiane SK -EN do të implementoheshin në shkallë më të lartë”.

Ministri ka kërkuar që të rritet besimi në produktet vendore, duke shtuar se do ta mbështes AKS-në që standardet të implementohen në shkallën më të lartë.

“Unë kam kërkuar nga drejtuesit e AKS-së që Ligjin e ri për standardizimit ta plotësojnë edhe me Udhëzime Administrative për certifikimin, që standardet të implementohen në shkallë të dëshiruar. Unë do ta mbështesim AKS-në në ngritjen e një Sektori të certifikimit, që ky shërbim të ofrohet nga institucionet tona, le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet tona vendore, ngase shumica e tyre tashmë po shërbehen me standardet SK. Raportet e AKS-së na tregojnë që shitja e standardeve çdo vit është në rritje, kështu që ne dëshirojmë të besojmë që Kosova po bëhet më konkurruese me produktet dhe shërbimet e veta”, ka thënë Shala.

Ministri ka falënderuar edhe projektin FMG, që po e ndihmon AKS-në për anëtarësimet në mekanizma ndërkombëtar.

“Po ashtu dua ta falënderoj projektin e BE-së për Qarkullimin e Lirë të Mallrave i cili po mbështetë fuqishëm katër shtyllat e Infrastrukturës së cilësisë që operojnë brenda MTI, nga të cilat standardizimi është bazamenti i kësaj infrastrukture”, ka thënë Ministri Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.