Qumështi i gjirit është i njohur për vetitë e shumta që ka tek fëmijët, por tek ata të lindur para kohe ka diçka që duhet ditur. Një studim i publikuar në revistën shkencore, “Journal of paediatrics”, thotë se ata fëmijë që ushqehen sa më shumë me qumësht gjiri në muajt e parë të lindjes, kanë nivel inteligjence më të madhe dhe kujtesë më të fortë.
Studiuesit e amerikanë të Brigham and Women’s Hospital në Boston, mbajtën nën monitorim 180 fëmijë të lindur para kohe, para javës së 30 të shtatzënisë, deri në moshën 7- vjeçare.
Ata monitoruan nëpërmjet rezonancave magnetike kapacitetin e trurit të tyre, si dhe matën nivelin e inteligjencës, aftësitë në lexim, matematikë, gjuhë, sie dhe nivelin e kujtesës.
Në këtë mënyrë, siç raporton noa.al, drejtuesja e studimit, Mandy Brown Belfort, thotë se u zbulua se fëmijët që ishin ushqyer me qumësht gjiri 28 ditët e para pas lindjes, kishin volum më të madh celebral, përgjigjeshin më mirë në testime, kishin memorie më të mirë dhe nivel inteligjencë më të avancuar, në raport me ata që ishin ushqyer me qumësht artificial.