Fehmi Sylejmani, nga sot është pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Ai po merr pjesë në seancën e sotme të këtij Kuvendi duke dhënë paraprakisht betimin e anëtarit të këtij organi më të lartë në komunë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sylejmani iu është rikthyer Kuvendit Komunal të Gjilanit, aty ku ishte më parë për një mandat (2013-2017), pas dorëheqjes së Nevzad Isufit, nga të gjitha funksionet që i kishte në Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe të qenit anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, nëse i referohemi votave të grumbulluara, Sylejmani kishte pasur vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit, madje duke i kaluar me votë edhe tri asambleiste të subjektit të tij, por se ka qenë “viktimë” e kuotës gjinore, andaj është dashtë të lirojë rrugë bashkëpartiakeve, por që sot, pas dorëheqjes së Isufit, u bë pjesë e Kuvendit dhe me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të pasurohet opozitarizmi në Gjilan. /2LONLINE.com/