Federata e Mundjes e Kosovës ka shpallur Laureatët e vitit 2019.
Epiteti i mundësit më të mirë për vitin 2019 i takoi mundësit të KM,,Prizreni”,Egzon Shala. Tek femrat mundësia më e mirë e vitit 2019 u shpall Njomëza Krasniqi e KM,,Kaçaniku”.
Shpresa e vitit 2019u shpall Lonisa Reka e KM ,,Kaçanikut”. Trajneri i vitit u shpall Sylejman Shala. Klubi më i mirë i vitit 2019 u shpall KM ,,Prishtina “.
Punëtori sportiv i vitit u shpall Ziber Xhoni Me plaketa për kontribut në sportin e mundjes u nderua MKRS dhe donator tjerë.
Në mesin e dhjetë mundësve më të mirë për vitin 2019 ishin: Drilon Syla ,Edon Shala, Armend Kuka, Alban Sopa, Arlind Selimi, Albin Shehu, Lorik Ibri, Auron Syla, dhe Urim Qaili.
Ndërsa, në mesin e shpresave të vitit te meshkujt ishin: Adriatik Berisha, Eron Alija, Jon Ramadani , Egzon Xhoni,Eduard Krasniqi,Erand Flugaj,Akson Fetaj,Fatlum Braka,Amar Makolli dhe Bleonit Bytyqi.
Ndërsa, në mesin e shpresave të vitit te femrat ishin: Elsa Nikoci, Amela Dema, Kanita Spahiu, Doruntin Nezaj dhe Diellza Syla.