Federata e Futbollit e Kosovës, dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit të TV Klan-Kosova, Jon Ajeti, i cili u sulmua nga persona të pandërgjegjshëm në ndeshjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Drenicës, e cila u zhvillua të mërkurën (më 19 prill) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prioritet i FFK-së ka qenë përmirësimi i kushteve për media, ndaj në këtë drejtim FFK-ja ka dhënë një shumë të mjeteve financiare të gjitha klubeve në mënyrë që të sigurojnë vende adekuate, të përshtatshme për media që pa pengesa të kryejnë misionin e tyre.
FFK-ja apelon të klubet që të kenë kujdes në sigurinë e gazetarëve dhe personave tjerë zyrtarë në ndeshje, ndryshe çdo akt i dhunës dhe i sulmit është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet në përputhje me aktet normative të FFK-së.
Ndërkaq, u bënë thirrje organeve relevante të FFK-së që të ndërmarrin masat ndaj të gjithë atyre, që kryejnë sulme me të cilat dëmtohet imazhi i futbollit të Kosovës dhe të vet klubeve.