FC Vitia ka prezantuar dy transferimet e fundit në afatin kalimtar të janarit, derisa ka arritur marrëveshje me dy futbollistët Përparim Livoreka dhe Egzon Shabani të cilët më parë ishin pjesë e FC Frizajt.
Livoreka i cili pak ditë më parë u nda me ekipin e Ferizajt arriti marrëveshje gjashtë mujore me klubin nga “Anamorava”, njësoj sikurse Egzon Shabani, i cili prej kohësh i kishte ndarë rrugët me Ferizajn.
Të dy futbollistët janë transferuar te Vitia me insistimin e trajnerit të ri të kësaj skuadre Arsim Abazi.