Solidariteti për tërmetin në Shqipëri ka qenë i madh edhe nga bota e futbollit. Shumë klube brenda vendit dhe grupe tifozësh janë shprehur të gatshëm të ofrojnë ndihmat e tyre për të dëmtuarit.
Ndërkaq, klubi i Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë që do të mblidhen nga biletat e ndeshjes ndaj Akademisë Pandev, që po zhvillohet sonte.
Nga ana tjetër tifo-grupi “Shvercat”, kishin një mesazh për ngjarjen e ndodhur duke shprehur solidaritetin dhe bashkimin në këtë fatkeqësi.
“Jemi një gjak e mish e asht”, shkruhet në banderolën e shpalosur në ndeshjen e sotme.
Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, nisën me një minutë heshtje.