Dueli ndërmjet FC Prishtinës dhe SC Gjilanit nuk ka kaluar pa incidente. 40 minuta pas ndeshjes klubi i Prishtinës e ka denoncuar një ngjarje shumë të keqe që kishte të bënte me mbulojat e bankës rezervë ku ka qëndruar SC Gjilani.
Aty u panë të jenë thyer xhamat e plastikës nga goditjet e marra (siç thuhet) pas pranimit të golit, por kategorikisht u mohua nga klubi gjilanas që kjo u bë nga lojtarët dhe stafi i tyre.
Klubi i Prishtinës si vendas, e njoftoi menjëherë delegatin e ndeshjes i cili eka fotograguar dhe shkruar në protokol këtë dëmtim, derisa do t’i dorëzohet FFK-së.
Sipas rregullorës klubi që e ka dëmtuar mbulojën është i obliguar ta paguaj dënimin me çdo kusht brenda kohës së caktuar, pasi në të kundërtën nuk mund ta luaj ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pavarësisht se luhet në Gjilan.