“Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të klubit tonë FC DRITA dhe studios ligjore Besnik R. Berisha & Associates LLC.”, njofton klubi i futboll FC Drita nga Gjilani.
Kjo marrëveshje u zyrtarizua nga drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli, i cili priti sot në zyrat e klubit avokatin, Besnik R. Berisha, për t’i uruar mirëseardhje dhe për ta falënderuar për gatishmërinë e bashkëpunimit.
“Krahas punës së madhe që bëhet në aspektin profesional, klubi jonë ka menduar për ngritjen e nivelit të ligjshmërisë duke i kushtuar rëndësi të veçantë zyrës ligjore të klubit, e cila tani e tutje do të përfaqësohet nga avokati z. Besnik R. Berisha, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas drejtuesve të klubit, një bashkëpunim i tillë vjen si nevojë e domosdoshme duke parë ngritjen e klubit vit pas viti dhe thellimin e bashkëpunimit me shumë bashkëpunëtorë të ndryshëm, e që përfaqësimi profesional në këtë rrafsh ka qenë i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm për klubin.
Kjo marrëveshje është edhe një hap drejt ngritjes profesionale të klubit. /2LONLINE/