Në stadiumin e qyteti në Gjilan, është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 16-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, në mes të Dritës dhe Dukagjinit, të cilën e kanë fituar vendësit me rezultat 4 me 0.
Për herë të parë, në këto 16-të xhiro, FC Drita ka shënuar katër herë në portën e kundërshtarit, brenda një 90 minutëshi. Golat për fitoren e Dritës i shënuan: Arbnor Muja (9’ dhe 61’), Ilir Blakçori (84’) dhe Ardit Tahiri (90).
FC Drita në këto 16 javë të kampionatit kosovar të futbollit, ka fituar 8 herë, ka barazuar 4 herë dhe ka humbur 4 herë të tjera. Aktualisht mbanë pozitën e 3-të në tabelë me 28 pikë, 2 më pak se lideri, Ballkani dhe 1 më pak se rivali lokal, Gjilani.
Nëse i shohim statistikat e gol dallimit, shihet se Drita, tani për tani ka repartin më të mirë mbrojtës, sepse ka pranuar vetëm 10 gola. Ndërsa hiq këto 4 golat e fundit, me repartin sulmues, Drita nuk mund të ishte e kënaqur, pasi me pak se ajo kishin shënuar vetëm 3 skuadra të pjesës së fundme të tabelës. Me këto 4 golat e fundit, FC Drita tani ka përmirësuar gol dallimin, pasi ka 18 gola të shënuar, më pak se 5 skuadra e më shumë se 4 të tjera, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Se a ka qenë FC Drita në krizë të golit, mund ta shohim edhe nga këto statistika, ku nga 16 javët e deritanishme vetëm në një fitore tjetër ka shënuar 3 gola. Ndërsa vlen të përmendet se në 4 barazime që i ka, 3 prej tyre i ka me rezultat të bardhë, ndërsa edhe në 3 prej 4 humbjeve, nuk kishte shënuar gol. Ndërsa kur jemi te fitoret, nga 8 fitore, 3 prej tyre i ka me rezultat minimal (1-0).
A është rezultati i sotëm ndaja Dukaginit (4-0) një paralajmërim se FC Drita po e kalon “krizën e golit’, apo ndeshja e sotme është “fat i sulmuesit” kundër skuadrës së parafundit në tabelë, e që në këtë takim luajti edhe me një lojtar më pak në fushë (Merlaku u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë), mbetet të shihet në javën e 17-të, kur FC Drita do të ballafaqohet me Prishtinën, apo ndoshta edhe në ndeshjen paraprake për Kupën e Kosovës, pasi të enjten më 02 dhjetor Drita ballafaqohet me Drenasin, transmeton 2LONLINE.com.
Gjithsesi, vlen të përmendet edhe se, njëri ndër lojtarët kryesor të Dritës, Arbnor Muja, i cili u kthye pas një lëndimi, me të cilin u përball më shumë se dy muaj, e që e kishte lënë jashtë fushës për disa lojë, përveç që u rikthye, ai edhe shënoi dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Dukagjinit. /2LONLINE.com/