Ish-kampioni i Kosovës, FC Drita do të përfaqësohet mjaftueshëm në ekipet përfaqësuese të Kosovës.
Drita do të ketë arsye të ndihet krenare me futbollistët që ka në radhët e saj, sidomos me të rinjtë, të cilët janë ftuar në ekipet e grupmoshave të reja të Kosovës.
‘Gardiani’ Dorart Ramadani ka marrë ftesë nga selektori Rafet Prekazi për të qenë pjesë e Përfaqësueses U21 në ndeshjet e radhës të cilat “Dardanët” i zhvillojnë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.
Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Dorart Ramadani ftohet nga përfaqësuesja U21
Portjeri ynë Dorart Ramadani ka marr ftesë për herë të parë nga përfaqësuesja e Kosovës U21 nga selektori z. Rafet Prekazi!
Dorarti është produkt i shkollës së klubit tonë dhe për këtë të arritur meritor është treneri i portjerave te klubi jonë Afrim Shahini!
Përkushtimi dhe puna që ka bërë Dori gjatë këtyre viteve, i është shpërblyer me ftesën që i është bërë.
I dëshirojmë shumë suksese Dorit dhe gjithë djemve të tjerë të përfaqësueses!
Forca DORI, forca Kosova”, shkruhet në njoftim.
Më tej, përvec portierit, lojtari i talentuar i Dritës, Albin Krasniqi është pjesë e Kosovës U19-të, ndërsa është edhe kapiten i saj.
Këtë, poashtu, e ka konfirmuar klubi kaltër e bardh.
“Albin Krasniqi ftohet nga përfaqësuesja U19
Lojtari ynë Albin Krasniqi është ftuar nga selektori i përfaqësueses së Kosovës U19 z. Ramiz Krasniqi për ndeshjet kualifikuese të europianit që do të zhvillohen në Uells!
Albini njëherit është edhe kapiten i përfaqësueses U19 dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyshme deri më tani.
I dëshirojmë shumë suksese Albinit po edhe të gjithë djemve të tjerë të përfaqësueses në këto kualifikime!
Forca Albin, forca Kosova”, shkruan FC Drita në Facebook.