FC Drita është njëra nga skuadrat më korrekte në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi gjilanas ua plotëson të gjitha kushtet lojtarëve të tyre dhe u qëndron afër si me paga ashtu edhe me premia.
Futbollistët e Dritës kanë marrë pagat e muajit dhjetor ditën e enjte, më 26 dhjetor, duke gëzuar futbollistët e tyre para festave të fundvitit.
Përderisa shumë klube në Superligë u kanë mbetur borxh lojtarëve nga një muaj e më shumë, te Drita nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Të paktën kështu kanë njoftuar vetë futbollistët dhe një lajm për ankesa të tilla nuk është më aktual te Drita, nga udhëheqja e Dritës me President Valon Murselin dhe bashkëaksionar të tjerë.