Skuadra nënkampione, Drita është shpallur “Klubi më ‘Fair-Play’” në Gala Mbrëmjen “Laureatët 2023”.
Drita përveç paraqitjeve të mira gjatë këtij viti ka rezultuar edhe klubi më i disiplinuar në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka qenë klubi me më së paku inicime disiplinore dhe pa asnjë karton të kuq direkt.
Këtë çmim për përfaqësuesin e FC Drita e ndau Naser Ajeti, anëtar i Komitetit Eksekutiv të FFK-së. /2LONLINE/