“Sot punëtori me i vjetër i klubit tonë Naser Sylejmani feston 65 vjetorin e lindjes dhe njehësh del në pension”, bëhet e ditur në njoftimin e këtij klubi.
“Naseri për 39 vite rresht ishte në shërbim të klubit bardh e kaltër duke mos u shkëputur as edhe në kohët më të vështira të klubit, nuk u shkëput as edhe atëherë kur nuk ishte mirë me shëndetin sepse nuk e lejonte dashuria e madhe që kishte për klubin”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Naseri sot po shkon ne pension por që vendin e tij të punës do ta trashëgoj djali i tij Shpendi. Këtë vendim klubi e ka marr në shenjë respekti për kontributin shumëvjeçarë të Naserit.
“Urime pensionimin Naser, qofsh me shëndet të plotë”, thuhet në fund të njoftimit të këtij klubi.