Klubi i Futbollit Drita ka njoftuar sot se do të mbajë një konferencë për media, në ora 15:00, ku para gazetarëve, drejtori gjeneral, Feti Murseli do ta prezantojë trajnerin e ri.
Siç dihet, ditë më parë FC Drita dhe trajneri Akis Vavalis i ndanë rrugët.
Në njoftimin e klubit ishte thënë se me trajnerin Vavalis, klubi bardh e kaltër kanë ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Rezultatet e fundit jo të mira të Dritës kanë bërë që ky klub dhe trajneri grekë të përfundojnë bashkëpunimin mes tyre.
Mbetet të shihet sot në konferencë, përgjigjja që i kanë dhënë kësaj çështje drejtuesit e klubit Drita. /2LONLINE/