Klubi i futbolli FC Drita dhe futbollisti Betim Haxhimusa kanë përfunduar bashkëpunimin pas një rrugëtimi katërvjeçar.
Betimi haxhimusa erdhi te Drita në vitin 2018-të, duke u paraqitur në 117 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
“Haxhimusa kontribuoi me 30 gola, ku në edicionin 2019/20 dhe 2020/21 ishte golashënuesi më i mirë në klubin tonë. FC DRITA i dëshiron suksese Betimit te KF Ferizaj dhe në vazhdimësi në karrierë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/.