• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Një fije shprese për shpëtim!

Redaksia 2LONLINE 4 Qershor, 2022 7 min
 Një fije shprese për shpëtim!

Shkruan: Florim Zeqa

Dallimi mes dy shteteve (Kosovës dhe Serbisë) në dialogun e Brukselit është i madh dhe i pakrahasueshëm, është dialog mes të pabarabartëve. Problemi nuk qëndron vetëm tek mosnjohja e ndërsjellë, por tek trajtimi nga bashkësia ndërkombëtare. Përderisa Serbia e ka statusin e kandidatit për BE, Kosova nuk e ka as liberalizimin e vizave!

Zogu i ikur një herë nga dora nuk kthehet më

Presioni i madh ndërkombëtar ndaj ish liderëve shtetërorë, ka bërë që Kosova të nënshkruaj marrëveshje të dëmshme për vendin, të cilat rezultuan me humbje territori. Fillimisht përmes procesit të decentralizimit (etnik) ndodhi shndërrimi i enklavave në komuna serbe. Përmes kinse mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ndodhi zgjerimi territorial i kishave dhe manastireve serbe.

Në emrër të demarkacionit ju falen mijëra hektarë tokë e Kosovës fqinjëve tonë, përkatësisht Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Për fatin e keq, me ndihmën e institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës u ratikfikuan dhe u legjitimuan marrëveshjet e dëmshme për vendin.

Përderisa Gjykata Kushtetuese i dhuroi Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë të Komunës, Kuvendi i Kosovës i dhuroi Malit të Zi 8200 hektarë tokë të larë me gjakun e shqiptarëve.

Në ndërkohë, në heshtje me disa hektarë tokë është zgjeruar edhe Patriarkana e Pejës dhe është legalizuar Kisha serbe e ndërtuar nën masa të dhunshme në kohën e Millosheviçit në pronën e Universitetit “Hasan Prishtina”!

Ndarja e pjesës (Mitrovices) veriore, realitet i hidhur

Të gjitha këto që i ceka më sipër i kishim në dorën tonë dhe me lehtësi i lëshuam! Shtrohet pyetja logjike, çfarë do të bëjmë tani me pjesën veriore të cilën nuk e kemi në dorën tonë që 23 vjet nga përfundimi i luftës me Serbinë.

Sikurse për rastet e mësipërme, edhe për Asociacionin, ish qeveritarët dhe deputetët e Kuvendit, disa nga lakmia e pushtetit e sa të tjerë nga presioni politik dhe trysnia e madhe ndërkombëtare, i përgatitën infrastrukturën ligjore Serbisë për gllabërimin e përjetshëm të pjesës veriore.

Janë dy marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës në Bruksel, njëra prej të cilave edhe e ratifikuar (falur apo shitur, merreni si të doni) nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtën mënyrë është përligjur ndarja e qytetit të artë të Kosovës, në Mitrovicën Veriore dhe atë Jugore me lumin Ibër në mes.

Ndërkohë, që tashmë shumë shtete e shohin Asociacionin serb në Kosovë si formë të zgjidhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, siq janë Gjermania, Italia, Austria, Spanja, Greqia, BE-ja dhe SHBA si tërësi.

Na pëlqeu apo jo, ky është realiteti i krijuar i pasluftës në Kosovë!

Sikurse në të kaluarën, edhe sot Evropa po e ndihmon hapur Serbinë dhe shtetet sllave në përgjithësi duke i ndëshkuar sërish shqiptarët me tkurrje territoriale. Ne sa më shumë që po e duam Evropën, ajo aq më tepër po e shpërblen Serbinë.

Ekziston edhe një fije shprese për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ishin dhe janë aleati ynë më i fuqishëm. Sikurse në luftën e fundit me Serbinë, që e shpëtuan qënjen tonë kombëtare nga shfarosja e gjenocidit serb, edhe tani e vetmja mundësi për të dalë fitimtar në përballje në dialogun me Serbinë, është ndërlidhja e interesave amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie se, nëse arrijmë të shfrytëzojmë gërshëtimin e atyre interesave do t’ia arrijmë ta nxjerrim më të mirën e mundshme, në të kundërtën, çdo mospërfillje e liderëve tonë shtetëror ndaj kërkesave amerikane në raport me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do t’na rrezikojë seriozisht ekzistencën e shtetit.

Pra, me moskoordinimin e raporteve të mira me SHBA-të, na pret një punë e vështirë, për faktin se është duke ndodhur militarizim i paparë me armë moderne i Serbisë nga Rusia dhe Kina; me artileri të rëndë, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe me aeroplan modern luftarak. Ndryshe, kjo shihet si një përgatitje e Serbisë për ripushtimin e Kosovës dhe jo vetëm. Pasi, pretendimet pushtuese të Serbisë shkojnë përtej Kosovës, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut, në Bosnje e në Hercegovinë, etj.

Për aq sa është i lartë rreziku për Kosovën, mundësia e shpëtimit nga agresioni serb bëhet më e madhe nëse arrijmë të unifikojmë veprimet tona dhe të koordinohemi me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk kemi zgjidhje tjetër alternative! Edhe 23 vjet nga përfundimi i luftës, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake “Bondsteel” konsiderohen forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese e lirisë sonë. /2LONLINE/

Etiketa:BE Florim Zeqa Kosova Opinion SHBA
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për tokë?!…

29 Janar, 2023

Duhet forcë për ta ngritur vulën mbi dokumentet e fatit!

29 Janar, 2023

Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!

28 Janar, 2023

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës

27 Janar, 2023

Amerikës, dy herë me i thanë jo, nuk bënë!

26 Janar, 2023

Të vonuar dhe të dëmtuar!

25 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com