Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kërkesë të Ligës Ballkanike ka nominuar 6 gjyqtarë për edicionin e ri 2019-2020. Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.
Nga 6 gjyqëtarët e nominuar, 4 janë me licencë të FIBA-s dhe 2 gjyqtarë potencialë për t’u licencuar nga FIBA.
Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.
“Federata e Basketbollit e Kosovës u oron sukses gjyqtarëve në edicionin e ri, që nis më 22 tetor, derisa pjesë e BIBL-së për edicionin e ri do të jenë edhe Rahoveci dhe Peja”, thuhet ne njoftim.