Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, ka bërë me dije se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit 2021.
“…në zgjedhjet e ardhshme unë nuk do të jem kandidat për deputet. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, ka thënë Rexhepi, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku është diskutuar për buxhetin, e ku ai tha se, vota e tij do të jetë pro buxhetit.
Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2021. Pas diskutimeve të deputetëve, me 64 vota pro kaluan në parim projekt-buxhetin.