“Fatlum Hajrizi emërohet kryetranjer i skuadrës së Volejbollit KV Drita (Meshkujt), për të vazhduar të mbajë ritmin dhe nivelin sa më të lartë për ngjyrat kaltër e bardh. Së bashku me Presidentin e klubit Drita, Besnik Veseli emëruam Lumin si trajner për edicionin e ri garues në Superligen A të volejbollit”, thuhet në njoftimi ne këtij klubi.
Më tej në këtë njoftim thuhet:
“Me kënaqësinë më të madhe LUMI pranojë të marrë drejtimin e skuadrës ku edhe kalojë shumicën e karrieres si lojtarë e ku dha kontribut të jashtëzakonshëm si në aspekt individual po ashtu edhe kolektiv ku edhe ishte kapiten i padiskutueshëm i ekipes për gjithë këto vite.
Ai është shembulli më i mirë për gjeneratat e reja se si duhet të dashurohet klubi dhe emblema e klubit DRITA.
LUMI është i certifikuar me Licencat e trajnimit për Trajner në dy levele.
Levelin 1 dhe Levelin 2 nga Federata e Volejbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federaten ndërkombëtare FIVB.
Gjithashtu Lumi ka një CV të pasur ku për shumë vite me radhë ishte edhe në Kombëtaren e Kosovës në stafin e tranjerëve te gjeneratat e reja U-18 dhe U-20.
Po ashtu edhe në sportin e Beach Volley tash e disa vite me radhë Lumi është Kampion në shumicën e kategorive ku sukseset nuk kanë munguar në arenën vendore e ndërkombëtare. /2LONLINE/