“Përkrahja e këtyre dy familjeve (Shahiqi dhe Huruglica) për Aleancën është e ditëve të para, vazhdon ndër vite dhe sot është edhe më e fuqishme për faktin se vajza e tyre, Diana Huruglica është pjesë e listës sonë fituese “Aleanca me qytetarin”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ja postimi i tij i plotë:
Në familjen Shahiqi dhe Huruglica gjithmonë gjetëm ngrohtësinë, mikpritjen e respektin. Familje të mëdha e të respektuara në Gjilan, familje nga gjiri i së cilave dolën shkrimtarë e artistë me emër, profesorë e mjekë, inxhinierë e juristë.
Përkrahja e këtyre dy familjeve për Aleancën është e ditëve të para, vazhdon ndër vite dhe sot është edhe më e fuqishme për faktin se vajza e tyre, Diana Huruglica është pjesë e listës sonë fituese “Aleanca me qytetarin”.
Programi ynë qeverisës garanton zhvillim ekonomik, mundësi për vende të reja pune, infrastrukturë moderne, arsim cilësor dhe shëndetësi që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/