Për nderë të përvjetorit të 15-të të Pavarsisë së Kosovës, familja e veprimtarit të çështjes kombëtare Hysen Tërpeza dhe fshati Tërpezë, në shenjë mirënjohje kanë nderuar kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, me një libër dhe fotografi të Hysen Tërpezës.
Me këtë rast kryetari Haliti i ka falënderuar familjarët e Hysen Tërpezës dhe tha se kjo ditë që ne po festojmë është fal veprimtarëve të shumtë duke u nisur nga Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Hasan Alia, Ramiz Cërnica e deri te Gursel e Bajram Sylejmani, Agim Ramadani e shumë të tjerë që kanë sakrifikuar jetët dhe familjet e tyre për çështjen kombëtare.
Kryetari Haliti për nderë të kësaj dite ka nderuar me mirënjohje edhe dy personalitete, Ndue Ukaj nga fshati Stubëll dhe Zeqir Hysenin nga fshati Ramjan. /2LONLINE/