Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe familjen e tij
Armiqtë të përbetuar të popullit shqiptar janë ata që mohojnë, heronjtë kombëtarë, simbolet kombëtare, gjuhën dhe së fundi mohojnë ekzistencën fizike të shqiptarëve.
Shkruan: Sami ARIFI
Është në interes të dihet e vërteta e origjinës heronjve tonë, po s’është në interes të përgjithshëm që heronjtë tonë kombëtar me çdo kusht t’i përkasin këtij apo atij konfesioni. Për shqiptarët interes është e vërteta që ata i takojnë etnisë, racës arbërore (epirote), shqiptare.
Çështja e konfesioneve ndër shqiptarët është çështje që ka ndryshuar nëpër kohë, dhe si e tillë kjo çështje është tejkaluar që moti nga figurat madhore të kombit tonë përmes rilindëseve.
Një numër dashakqinjësh, fatkeqësisht që e quajn veten shqiptarë, nënën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e shpjegojnë të ketë qenë sllave (serbe) dhe kështu i bashkëngjitën historiografisë falsifikuese serbe, vetëm e vetëm për ta argumentuar se e tërë familja e tij ishte ortodokse. Në anën tjetër ka zëra që thonin se ai që si përket konfesionit katolik s’është fare shqiptar, ndërsa të tjetër thonë ai ka mbytur myslimanë dhe s’është hero i ynë, kur dihet se për çështje nacionale, kombëtare luftërat u zhvilluan në të shumtën e rasteve në mes të njëjtit konfesion për të bërë shtet nacional, kombëtar.
Fatmirësisht ky numër fundamentalistësh, pa asnjë bazë themeltare, që iu mungon zgjimi dhe ndërgjegjja kombëtare është shumë i vogël, i paarsyeshëm dhe të paditur për rrethanat e asaj kohe, do të ishte më mirë sikur mos të ekzistonin fare.
Serbët shkruan një mori librash për të falsifikuar këtë temë si nga Millojeviqi, Gropçeviqi, Vllada Gjorgjeviqi, ku në fund të shekullit XIX ishte ngulitur ideologji zyrtare shtetërore, para së gjithash të Mbretërisë serbe, e pastaj edhe të Mbretërisë jugosllave.
Vllada Gjorgjeviq, ish-kryetar i këshillit të ministrave të Serbisë, kishte shkruar se Skënderbeu kishte qenë serb, dhe se ai me gjithë seriozitetin e tij pretendon në shpjegimin se në një kohë jo të lartë shqiptarët kishin pasur bishta si majmunët. Shih librin e tij; (V. Djordeviç, Les Albanais, fq.8,9).
Serbi i Bosnjës (boshnjaku), Tomko Marnaviç, në vitin 1636 kishte botuat një libërth duke pretenduar se Skënderbeu ishte i familjes serbe, madje i familjes së tij, pra, i familjes së Marnaviçëve.
Reagimi ishte i shpejt i Frank Bardhit, duke pasur argumente të bollshme kundër këtij falsifikimi, boton veprën e tij “Apologjia e Skënderbeut” në gjuhën latine në Venedik më 1636 brenda 15 ditësh, menjëherë pas botimit të libërthit të Marnaviçit, për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të peshkopit Marnaviç.
Titulli i veprës së plotë të Frank Bardhit është “Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve u kthehet bashkatdhetarëve të tij”-prej Frank Bardhit. Këtë falsifikim për Skënderbeun, Frank Bardhi e quajti të “kobshëm”, ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshte i dukej sikur do të tradhtonte veten dhe atdheun…
Është quajtur Apologjia e Skënderbeut-nga se vepra vërtet është apologji mbrojtëse që i bën autori si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut.
Nëna e Skënderbeut quhej Vaisava Triballa, arbërore, konfesioni i saj ortodokse, e bija e Gërgur Triballës, princ i pollogut i shpallur në kishën e Leshës (Leshkë-Leshok) në dinastin e Topiajve. Ajo ishte e lindur në qytezën Draodakum e quajtur kjo qytezë nga burimet kishtare Gradec, që ky fshat sot po me këtë emër administrohet në komunën e Kërçovës, ndërsa në atë kohë njihet nën juridiksionin e Tetovës. Fshati Gradec gjendet në rrugën Gostivar-Tetovë sot i banuar me shqiptarë myslimanë.
Babai i Skënderbeut quhej Gjon Kastrioti, arbëror, konfesioni i tij katolik, i biri i Pal Kastriotit me prejardhje nga një familje fisnike, për lindjen e tij ka dy versione, në Mat ose në Dibër. Pali ishte princ i zonës përreth Krujës e Dibrës. Në atë kohë liturgjitë kishtare te ortodoksët bëheshin në gjuhën sllavishte ose greke, te katolikët në gjuhën latine, ndërsa te shqiptarët myslimanë edhe sot lutja (falja) ndaj Perëndisë bëhet në gjuhën arabe. Prandaj tezat përmes liturgjive kishtare apo lutjeve myslimane nuk përcaktojnë etninë, racën e njerëzve, që etnia, raca e atëhershme, sot ka nocionin e kombit.
Gjon Kastrioti kishte katër djem: Stanisha, Reposhi, Konstandini, Gjergji si dhe pesë vasha: Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu pas kthimit në Shqipëri më 28 nëntor 1443 në mbrojtje të atdheut bëri 30 beteja, 29 fitore dhe një humbje në Kështjellën e Beratit. Ishte njohës i disa i gjuhëve si: i osmanishtes, latinishtes, shqipes, italishtes, greqishtes, e tjera.
Skënderbeu ishte i martuar me Donikën (Andronika) të bijën e princit të famshëm Gjergj Arianitit, njëri prej prijësve më të mdhej të luftës kundër pushtuesit osman. Donika lidhi kurorë me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj një mbret pa kurorë, dhe u bë princeshë e Arbërisë.
Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Pas vdekjes së Skënderbeut kanë shkruar shumë shkrimtar kombëtar e ndërkombëtar në gjuhë të ndryshme të botës që e argumentojnë origjinalitetin dhe të bërat e heroit tonë kombëtar si arbëror (epirot), ata janë një numër i shumë autorësh:
Marin Barleti në gjuhën latine Romë,(1508-1510), në gjuhën gjermane Johan Pinicianus (1533), në gjuhën italiane Pietro Rocca (1554-1560), në gjuhën portugeze Francisco D’Andrade (1567), në gjuhën polake Ciprian Bazylik (1569), në gjuhën frënge Jakues De Lavardini (1576), e shumë të tjerë.
Shkrimet e autorëve shqiptarë për Skënderbeun janë: Vepra e Frank Bardhit, Apologjia e Skënderbeut, e botuar në gjuhën latine në Venedik më 1636. Marin Barleti, Dhimitër Frangu, Gjon Muzakaj, Jeronim De Rada, Jani Vreto, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Ismail Kadare, Sabri Godo e shumë të tjerë.