Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, ka pritur sot në takim zv.kryetaren e komunës së Kllokotit, Selvije Rexhepi me bashkëpunëtorin e saj Përparim Rexhepi.
Gjatë këtij takimi zv.kryetarja Rexhepi, e falenderoi kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për ndihmën e vazhdueshme të dhënë kësaj komune.
“Sot dua të falënderoj juve, komunën e Vitisë, QKMF-në dhe të gjitha mekanizmat të tjera nga Komuna juaj të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur dhe po na përkrahin. Me të vërtetë në kemi shumë deficite dhe nuk mund të ja dalim pa ndihmën e Vitisë, prandaj faleminderit shumë!”, u shpreh znj. Rexhepi.
Kurse kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e falenderoj atë për vlerësim pozitiv duke potencuar se Vitia do të vazhdojë të realizoj projekte të shumta në interes të dyja komunave.
“Do vazhdojmë me projekte konkrete për dy komunat qoftë në fushën infrastrukturore, ambientale, bujqësore dhe të tjerë. Projektet do të jenë në interes të përbashkët pa dallime”, tha Haliti duke potencuar se kjo komunë do të vazhdojë me asistencë të komunës së Kllokotit.