Muharrem Sahiti, është një strateg profesionist i futbollit vendor, ish lojtar i kohërave të arta, ku nën epitetin e tij lulëzoi arena e futbollit, dhe ndihmës menaxher aktual i kombëtares së Kosovës.
“Ishte kënaqësi dhe privilegj të vizitojë familjen e njeriut dhe mikut tonë të madh nga Gjilani, i cili i dha shumë sportit dhe ndërkombëtarizimit të tij në arenën ndërkombëtare. Mikpritja e ngrohtë në këtë familje, dashuria e tyre për vendin dhe njerëzit në përgjithësi, e bënë këtë familje, të mbartë në vete epitetin e të qenurit familje moderne e intelektuale”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, me rastin i vizitës.
Muharrem Sahiti, e filloi karrierën e tij profesioniste në C. Zvezdën e Gjilanit, pastaj transferohet në FC Prishtina. Pas fillimit të trazirave në Kosovë, Muharremi, transferohet në klubin turk Konyaspor, më pas për ekipet, Lokomotiv Plovdiv, Thun dhe Oberneuland. Pas luftës, luajti për FC Gjilani, rivalin e ish- klubit të tij FC Drita, deri në vitin 2002. Më pas vazhdoi karrierën në menaxhim.
Nënkryetari Imsjali thotë se të gjitha sukseset e tij, mbartin epitetin e një lideri të pakontestueshëm siç është, Muharrem Sahiti, i cili vuri imazhin e dëshiruar të Republikës sonë, duke na përfaqësuar denjësisht me kulturën, mençurinë dhe shpirtin e bardhë të një shqiptari të ndershëm, ku arriti të jetë idol i sportdashësve vendor dhe ndërkombëtarë.
Ai dha edhe një imazh pozitiv, duke përfaqësuar shtetin tonë, si Këshilltar i Ministrit për Rini Kulturë dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në vitin 2008, duke u angazhuar fuqimisht, në ndërkombëtarizimin e futbollit tonë, dhe, arritjen e asaj që arena jonë sportive e dëshironte.
“Familja Sahiti, është një ndër familjet e cila i ngrohë zemrat e atyre që i vizitojnë, sidomos, nëna e Muharremit, lokja e cila më bëri të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe i privilegjuar lidhur me punën përgjatë këtyre ditëve ndaj pandemisë. Muharrem Sahiti, do të mbetet inspirim për shumë gjenerata, inspirim për të gjithë sportdashësit, por, edhe, ideatori kryesor me shumë shokë të tjerë, të cilët arritën ta ndërkombëtarizojnë futbollin e Republikës sonë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.