Kastrati: Pa prekje duarsh, sot pranova çelësin e objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës

Kastrati: Pa prekje duarsh, sot pranova çelësin e objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka pranuar çelësin e objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës, projekt ky i cili u finalizua.  Objekti i Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës tani do të ofrojë kushte më të mira për qytetarët.

Kastrati duke falenderuar të gjithë ata që dhanë angazhimine tyre për këtë projekt, ka thënë sekushtet infrastrukturore kanë qenë të mjerueshme në këto repartee.

“Pa prekje duarsh, sot pranova çelësin e objektit të Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës. Për më shumë se 30 vite pa asnjë investim në qendren spitalore të Kamenicës, kushtet infrastrukturore ishin të mjerueshme në këto tri reparte. Jam shumë i lumtur që ky projekt u finalizua, që qytetarëve tanë t’u ofrojmë shërbime sa më cilësore. Falënderoj nga zemra popullin e Kuvajtit, drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, menaxherin e organizatës Samir Salihun dhe pronarin e kompanisë ndërtuese Leeyla Construction Egzon Sylejmani, për gjithë punën e angazhimin. Vazhdojmë me projektet tjera”, ka thënë ai.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi e cila ishte e pranishme gjatë pranimit të çelësit të këtyre reparteve, ka thënë se tani qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbime cilësore.

“Më në fund u finalizua ky projekt i cili do t’iu sjell qytetarëve shërbime të duhura. Tani këto reparte kanë kushtet e duhura të cilat kanë munguar dhe edhe puna do të bëhet më me vullnet për qytetarët”, ka thënë ajo.

“Ne iu lusim që ju të qëndroni në shtëpi, ndërsa Komuna vazhdon të kryej punë për mirëqenien tuaj”, thuhet në apelin e komunës.

 

KOMENTE