Veprimtari i çështjeve kombëtare, Adem Demaçi, e ka quajtur veprim të keq formimin e bllokut opozitar. “Ky është një veprim fort i keq për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe për marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtarë, si edhe për vet krijuesit e bllokut pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 8 qershorit”, ka thënë Demaçi për Epoka e Re.
Ai ka treguat se e drejta për ta formuar qeverinë i takon partisë apo koalicionit që ka fituar më 8 qershor me më shumë vota. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh, atëherë sipas Demaçit, besimi për ta krijuar qeverinë do t’i jepet partisë ose koalicionit pasues që ka fituar vota më pak se partia ose koalicioni paraprak.
Nëse edhe kjo përpjekje do të dështojë, do të bëhej eventualisht edhe një përpjekje e tretë. Dhe nëse edhe ajo të dështojë, shpërndahet Kuvendi dhe shkohet edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme”, është shprehur Demaçi, duke shtuar se faktori ndërkombëtar dëshiron qeveri të qëndrueshme me mbështetje dërrmues të deputetëve.