Vasilika Bunaj
(2LONLINE) – Reshjet e dëborës qe kanë rënë ditën e djeshme dhe gjatë natës në Gjilan nuk kane krijuar trashësi të madhe në rrugë ,për këtë edhe drejtoria e shërbimeve publike nuk e ka vene ujin në Zjarr për të marrë masa për pastrimin e tyre dhe as nuk kishte kush të prononcohej pasi drejtori i shërbimeve publike Behar Mehmeti ishte në pushim ndërsa zyrtarët një pjesë nuk kishin informacion kurse të tjerët ishin nëe terren siç u tha për të parë situatën.
Po cilën situate se? Ne situatën njëjtë e kemi ço vit! Rrugët nuk kanë nevoje të shihen ato duhen pastruar. Dimri veç ka ardhur dhe ne nuk dimë akoma se si do menaxhohet situata. Jemi mësuar që me plan të dilet vetëm atëherëë kur humbim jetë njerëzish. Atehere po, dimë edhe kujt t’ia hedhim fajin mjafton që përgjegjësinë të mos e marrë askush.
Siç duket dëbora edhe sivjet po na zë të papërgatitur..Ndoshta ka qenë më mirë që dëbora e parë në Gjilan të binte pas 1 dhjetorit kur mbarojnë edhe zgjedhjet, pasi pak kush e ka mendjen tek rrugët dhe vështirësitë që mund të kenë shoferet gjithcka është përqëndruar te zgjedhjet. Por edhe Dëbora ka faj pse nuk na tregoj të paktën në fund të gushtit se kur do bjerë? /2lonline/