Gjendja e cila është krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 ka shtyrë qytetarë të shumtë t’i drejtohen marketeve duke blerë gjëra ushqimore e më së shumti miell.
Familja Asllani e cila merret me veprimtarinë e bluarjes së grurit dhe shitjes së miellit u ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë këto ditë, duke i furnizuar me miell.
Nënkryetari Faton Jakupi e drejtori i DSHPAI-së Ramadan Basha, vizituan sot pronarët e fabrikës së miellit “Prapashtica” të cilët thanë se të gjithë ata që kanë grurë, mund ta bluajnë tek ai mulli si çdo herë.
“Komuna falenderon të gjitha bizneset që me kapacitetet që kanë, po u dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë. U bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në higjienën e tyre dhe të qëndrojnë në shtepi. Mos bëni panik, së bashku mund t’ia dalim”, thuhet në njoftimin e komunës.