DYLON

Shefat e grupeve të subjekteve politike i ofrojnë mbështetje Shtabit Emergjent për masat e ndërmarra në parandalimin e COVID-19

Shefat e grupeve të subjekteve politike i ofrojnë mbështetje Shtabit Emergjent për masat e ndërmarra në parandalimin e COVID-19
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës,  Faton Jakupi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, si dhe Drejtoreshën e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Kamenicë Suna Zajmi, kanë mbajtur një takim me shefat e grupeve të subjekteve politike.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe përfaqësuesi i organizatës “Kryqi i Kuq”, Rexhep Morina.

Ky takim kishte karakter konsultimi, koordinimi dhe mobilizimi, dhe diskutuar për situatën emergjente në vend të krijuar për parandalimin e COVID-19.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimeve shefat e grupeve të subjekteve politike u dakorduan që t’i ofrojnë mbështetje të parezervë Shtabit Emergjent të formuar nga komuna.

Ndër të tjera Komuna e Kamenicës është duke zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Pas krijimit të Shtabit Emergjent të formuar nga komuna, të gjithë anëtarët e këtij shtabi janë duke bërë inspektime të rregullta në terren.

“Lusim të gjithë qytetarët të rrin në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Duke mbrojtur vetën, ju mbroni edhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.