Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) dhe Policia e Kosovës në Viti, kanë bërë shpërndarjen e posterëve në kuadër të fushatës për vetëdijesim të qytetarëve, nxënësve, veçanërisht shitësve, përmes së cilëve u apelohet që të kenë kujdes nga fishek zjarret, mos tu shesin nxënësve, ngase përpos rrezikut ato janë të sanksionuara edhe me ligj.
Posterët u shpërndanë dhe u vendosen nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.