DYLON

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për punë praktike të studentëve të UKZ-së

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për punë praktike të studentëve të UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është angazhimi për punë praktike për studentët e UKZ-së në ANJF.

Me këtë rast Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i ANJF-së Ramadan Gashi e kanë vlerësuar të qëlluar nënshkrimin e marrëveshjes, duke thene se tani studentëtë do të kenë mundësi të mira për aftësimin e tyre, sic është puna praktike, për të qenë të gatëshmë që pas studimeve t’i përshtaten tregut të punës.

EkoHigjiena

Kohëzgjatja e ushtrimit të praktikës për studentët e UKZ-së do të jetë një muaj kalendarik, me mundësi vazhdimi sipas nevojës së ANJF-së.

Angazhimi do të jetë dyzet orë në javë (përjashtimisht ligjëratave, provimeve dhe obligimeve të tjera që i kanë studentët në fakultet).

Studentët pas përfundimit të praktikës profesionale në ANJF do të pajisen me Letër Konfimim/ Certifikatë për kryerjen e punës praktike.

Përzgjedhja e studentëve për punë praktike në ANJF do të bëhet nga ana e UKZ-së, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht në bashkëpunim me ANJF.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.