EULEX i ka zbuluar identitetin e një shqiptari, dëshmitar për krime të luftës, edhe pse ai kishte pranuar të flasë me kusht të anonimitetit. Ai ishte ofruar EULEX-it si dëshmitar për krime të mundshme të luftës, duke kërkuar që të dhënat personale të tij të mos dërgohen në Serbi.
Prokurorët e EULEX-it e bëjnë tërësisht të kundërtën e asaj që ky kosovar e ka kërkuar, duke e dërguar dosjen e tij me të gjitha të dhënat në Serbi, shkruan Zëri.