Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic, tha sot se ky mision nuk është i përfshirë në procesin e vendimmarrjes përkitazi me vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.
”Kërkesa shkon përmes Përfaqësuesit Special të BE-së në Beograd tek Përfaqësuesi Special i BE-së në Prishtinë, që ia përcjellë atë Qeverisë së Kosovës, ndërsa përgjigja kthehet në të njëjtën mënyrë”, ka thënë ajo për Beta.
“EULEX-i nuk është pjesë e atij zinxhiri”.