Shefi i EULEX tha se është i impresionuar nga operacioni i shkallës së gjërë, me mbi 500 policë,ku u arrestuan mbi 40 xhihadistë të dyshuar për bashkëpunim me organizatat terrorriste ISIS etj. Shefi i EULEX-it, Bern Borhard, në një intervistë për RTK, ka folur për të gjitha zhvillimet e fundit, që kanë ngritur temperaturën e debatit në opinionin publik, mes të cilave edhe raporti i Clint Wlliamson apo arrestimi i mbi 40 qytetarëve të Kosovës për pjesmarrje në organizata terrorristene Siri dhe Irak si ISIS apo AL Nusra. Ai tha se raporti prokurorit Special të Task-Forcës për Krime Lufte, Clint Williamson është shumë i qartë dhe nuk duhet keqinterpretuar.
”Jo nuk është konfuz fare. Natyrisht prokurori asnjëherë përpara ngritjes së aktakuzës nuk do të thotë se ndaj kujt do të ngritet aktakuzë. Ata flasin për të gjeturat dhe për bindjen që kanë ardhur në përfundim, prandaj nuk e shoh se është konfuze apo hutuese.Unë e kam lexuar këtë raport dhe e kam kuptuar se Clint Williamson po flet në mënyrë shumë të qartë për individë të caktuar dhe jo për një organizatë.
Sipas tij, raporti i Task Forcës për krimet e luftës është një raport për të gjeturat e mundshme dhe tani janë institucionet e Brukselit por edhe prokuroria atje, të cilat pritet të marrin një vendim për themelimin e kësaj gjykate speciale dhe vetëm atëherë do të ngritet aktakuzë apo veprime konkrete.
Ne do ti mbështesim shembull nëse hetuesit dhe prokurorët nga task forca për hetime, vijnë në Kosovë ashtu siç erdhëm ne. U kemi ndihmuar në identifikimin e lokacioneve, i kemi përcjellë ata deri aty, u kemi ofruar sigurinë e tyre, natyrisht që hetuesit janë të tyre`
Borhard foli edhe për aksionin e policisë për arrestimin e 40 të dyshuarve për bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra. Po thotë se ekstremizmi dhe terrorizmi në Kosovë janë shumë më të vogla sesa në vendet e tjera.
”Me të vërtetë jam impresionuar me nivelin e lartë të policisë së Kosovës se si kanë organizuar një operacion shumë të madh dhe konfidencial me pjesëmarrjen e më shumë se 500 policëve. Kjo është një punë shumë e mirë dhe është shumë e rëndësishme që institucionet për sundimin e ligjit ta trajtojnë, ta ndjekin këtë kërcënim. Mendoj se sa profesionalistë do të dalin, është gjykata që do të vendosë. Mendoj se duhet të ndiqen këta persona që kanë marrë pjesë në Siri dhe besoj se legjislatura e ardhshme do të bisedojë për këto gjëra. Këtu ekstremizmi dhe terrorizmi janë shumë më të vogla se në shtetet e tjera.
Kreu i misionit evropian për sundim të ligjit vlerëson se prezencën e EULEX-it nuk e duan kriminelët dhe radikalët politikë.
`Në veri nuk pranohemi kryesisht nga kriminelët. Mendoi se ata radikalët politikë dhe kriminelët të cilët nuk kanë një interes për sundimin e ligjit dhe të cilët, nuk i mbështesin institucionet e Kosovës. Në të dyja anët e lumit Ibër ka një perceptim se ne po bëjmë një drejtësi politike dhe unë po konfirmoj dhe rikonfirmoj tërë kohën se prokurorët dhe gjyqtarët tanë janë të pavarur dhe politikisht të paanshëm. Nuk ka asnjë interes as nga unë dhe as nga anëtarët e misionit që të vendosim jashtë kornizës së prokurorisë dhe gjyqësisë`
Në këtë intervistë të RTK-së, Borhard inkurajoi institucionet e vendit për një sistem të sundimit të ligjit i cili funksionon i lirë nga ndikimet politike. Madje bëri të qartë se me mandatin e ri EULEX-i nuk është përgjegjës për sundimin e ligjit. Borhard shpreson që shumë shpejt të zgjidhet edhe situata e fundit politike dhe të konstituohen institucionet.
Intervista e plotë do të mund ta ndiqni sonte në RTK por do të mund ta gjeni edhe ne portalin tonë.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=2197