Ky mision nuk do t’ua dorëzojë të gjitha kompetencat ekzekutive institucioneve vendase, siç pretendohet në një draft-strategji të qeverisë së Kosovës, e cila i është prezantuar Brukselit nga ministrat Hajredin Kuçi e Bajram Rexhepi. Ministritë që i drejtojnë Kuçi dhe Rexhepi, këto ditë kanë qenë të mbyllura për deklarime për mediet në lidhje me këtë çështje.
Misioni i Bashkimit Evropian, qoftë me emrin EULEX apo me një emër të ri, do të vazhdojë të punojë në Kosovë edhe për të paktën dy vjet të tjera.
Sipas tyre, ky mision nuk do t’ua dorëzojë të gjitha kompetencat ekzekutive institucioneve vendase, siç pretendohet në një draft-strategji të qeverisë së Kosovës, e cila i është prezantuar Brukselit nga ministrat Hajredin Kuçi e Bajram Rexhepi. Ministritë që i drejtojnë Kuçi dhe Rexhepi, këto ditë kanë qenë të mbyllura për deklarime për mediet në lidhje me këtë çështje, shrkuan Tribuna.
Mirëpo, burime ndërkombëtare në anën tjetër kanë thënë se Qeveria e Kosovës i kishte ofruar BE-së propozimin që EULEX-i t’i mbyllë rastet në procedurë e sipër dhe të mos hapë raste të reja, ngaqë këtij misioni pretendonte t’ia zhvishte të gjitha kompetencat ekzekutive.
Në vend të “lidershipit” në ndjekjen e rasteve të cilësuara si të nxehta, Prishtina kishte ofruar EUELX-it si detyrë që të qëndronte anash në rolin e këshilluesit dhe mbikëqyrësit për të parë se si dhe sa po punojnë institucionet e shtetit më të ri evropian nga fusha e sundimit të ligjit.