/2L ONLINE/ – Në prani të banorëve të fshatit Nasalë dhe të fshatrave për rreth, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka vënë gurthemelin për ndërtimin e xhamisë në fshatin Nasalë. Në vënien e gurëthemelit përveç qytetarëve të shumtë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovë, kryeimami Sabri ef Bajgora me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu, anëtarë të KBI Gjilan, përfaqësues të Kuvendit Komunal , përfaqësues të Shoqatës PHF i cili edhe është donator i këtij projekti dhe qytetarë të shumtë.
Në emër të fshatit të pranishmit i falënderoi përfaqësuesi I fshatit Ruzhdi Selimi i cili vlerësoi lartë Bashkësinë Islame për angazhimin e tyre për ndërtimin e xhamisë. Ndërsa Naim Aliu kryetar i KBI në Gjilan ndërmjet tjerash theksoi se për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan ndërtimi i xhamisë në këtë fshat është i një rëndësie të veçantë ngase për herë të parë në këtë vend po ndërtojmë një xhami modeste e cila do t’i plotësoj nevojat e xhematit për banorët e Nasalës.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryeimami Sabri Bajgora i cili foli për rëndësinë dhe rolin e xhamisë në Islam duke theksuar se mësimet e mirëfillta Islame të cilat mësohen në xhamitë tona janë mësimet më të mira që qytetarët tanë e mësojnë fenë Islame ashtu siç është, fe e paqes ,e mirëkuptimit dhe tolerancës. /2L ONLINE/