Aktiviteti i Streetball-it, i organizuar në kuadër të Ditëve të Diasporës, në Komunën e Kamenicës, ka mbledhur shumë të rinj në parkun e qytetit, aktivitet ky që për shkak të kushteve atmosferike më pas kaloi në palestër.
Gjatë këtij aktiviteti u realizuan gjithsej 11 lojëra me shumë skuadra ku pjesëmarrës ishte Kryetari Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe ekipën e tij. /2LONLINE/