DYLON

U përmbyll edicioni i XIII i festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” Gjilan

U përmbyll edicioni i XIII i festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” Gjilan
Avatar photo Redaksia

U përmbyll edicioni i XIII i festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” Gjilan.

Këtë vit, për herë të parë festivali u mbajt në ambient të hapur, si pjesë e manifestimit/ panairit “eJONA”.

EkoHigjiena

Edhe përkundër rrebeshit të fuqishëm të shiut i cili filloi pas prezantimit të 22 këngëve konkurruese, në kushte të jashtëzakonshme, Juria profesionale arriti të publikoj çmimet e fituara ku secili pjesëmarrës u vlerësua me çmime të ndryshme.

Fituese e çmimit të parë u shpall, Ujisa Haziri me “Kënga më jep jetë” e pëcjellur nga Sara Rexha “Babi im” dhe Dëbora Ferizi “Për dashuritë e mija” të cilat fituan çmimin e dytë.

Çmimet e treta i fituan solistet Sumeja Jakupi “Mësuesja ime”, Fiona Kabashi “Pranvera” dhe Etna Lima “Hajde, hajde”.

Çmimin e publikut e rrëmbeu e talentuara Tana Demolli me këngën “Big boss” kurse çmimin specilal “LYRA 2022” musafirja nga Rahoveci, Eliza Dula.

Në vazhdim u ndanë edhe çmimet tjera të veçanta si ai i manifestimit “eJONA” të cilin e fitoi Ema Kryeziu me vallëzimin dhe këngën e bukur “Balerina”, pastaj çmimi i ndarë nga Shkolla e muzikës për Klea Durakun me këngën “Mami im”.

Solistja më e mirë u shpall Norma Haliti “Festa” kurse Solisti më i mirë Shero Dushica me këngën “24.7”.

U vlerësua lart dueti më i mirë për Amarda Abazi dhe Ujisa Haziri me këngën e bukur “Miket”, pastaj Erona Maliqi me çmimin “Talenti LYRA” si dhe paraqitjen më të mirë skenike nga Lidra Mala me këngën “Trotineti”.

Me paraqitjet e tyre u dalluan solistët e rinj më të mirë, Noar Rexhepi “Adrenalinë” dhe Erta Hasani “Sa ju dua”.

Dineta Abazi me këngën kushtuar “Mësueses Fikrije” rrëmbeu çmimin “LYRA Junior” kurse Rita Rexhepi u shpall interpretuesja më e mirë e festivalit me këngën “Fol. fol…”.

Tre këngët HIT të festivalit u vlerësuan Luna Salihu “Motrës time”, Liana Bllaca “Prindërit e mi” dhe Ema Shahini “Vera”.

Festivalin e begatoi në fund edhe paraqitja e mysafires Olsa Bislimi, një ylli të ri të muzikës e cila interpretoi shkëlqyeshëm coverin e këngës së Dua Lipa, “Don’t start now”. 

Sikurse në edicionet tjera edhe këtë vit, organizatori vlerësoi me çmimin tradicional “Kompozitori LYRA” z. Mentor Latifi, për bashkëpunim shumëvjeçarë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni i cili prezantoi i shoqëruar me familjen e tij, shijuan këngët e bukura duke ju drejtuar audiencës dhe duke vlerësuar në tërësi evenimentin “eJONA” e në veqanti festivalin “LYRA” i cili po i jep jetë kulturës fëmijërore Gjilanase dhe më gjerë.

Drejtori i festivalit z. Kushtrim Jakupi vlerësoi lartë paraqitjen dhe krijimet e të gjithë fëmijëve të cilët erdhën nga të gjitha regjionet e vendit tonë.

Ai shprehi keqardhje për pengesat e paraqitura në fund si shkak i motit jo të favorshëm të cilat penguan rrjedhën e duhur të shpalljes së çmimeve si dhe pengesave dhe dëmeve teknike (ndriçimit skenik) të shkaktuara nga shiu.

Jakupi falënderoi organizatorët e “eJONA”-s për hapësirën e dhënë për festivalin si dhe Komunën e Gjilanit, DKRS-në Gjilan, bashkëpunëtorët e vazhdueshëm, RTK-në, “Dancing House” me koreografe Naski Ahmeti, Korin e Shkollës së Muzikës me dirigjent Artan Jerliu, prindërit e fëmijëve solist si dhe Fatmir Spahiun – bashkudhëtarin 13-vjeqar të “LYRA-s”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.