Konform kërkesave ligjore që rrjedhin nga Ligji mbi Shoqëritë Tregtare dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, me datë 14 maj 2024 është mbajtur Kuvendi vjetor i Aksionarëve i KRU Hidromorava Sh.A.
Bordi i Drejtorëve të KRU Hidromorava, Gjilan, si dhe zyrtarët e lartë të Kompanisë mirëpriten në këtë takim përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, z. Valon Prebreza, Drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, znj Merita Ejupi këshilltare për Ndërmarrje Publike dhe z Adem Ahmetaj analist në NJPMNP.
Gjatë këtij takimi u diskuatuan dhe u aprovuan:
1. Raporti i Auditorit të Jashtëm për vitin 2023
2. Raporti Vjetor i KRU Hidromorava për vitin 2023.
Nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë u kërkua që Kompania të bëjë përpjekje maksimale dhe të punoj intenzivisht për përmirësim të mëtutjeshëm të performancës së Kompanisë.
Në emer te Bordit te Drejtoreve dhe Menaxhmentit te kompanise kryesuesja e Bordit të Drejtorëve Filloretë Gashi Sadiku falenderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin korrekt dhe shtoi që Kompania në vazhdimësi është angazhuar dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen të punoj me përkushtim maksimal për arritjen e objektivave të saj, njofton Hidromorava. /2LONLINE/