DYLON

Hyseni: Klubi i Volejbollit “Drita” ka thyer tashmë të gjitha rekordet

Hyseni: Klubi i Volejbollit “Drita” ka thyer tashmë të gjitha rekordet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Sport Kushtrim Zeqirin, kanë pritur kampionet e volejbollit të Kosovës (KV Drita) të udhëhequra nga Lorik Ilazi.

I pari i Gjilanit uroi kampionet e Kosovës 2023/2024, fituan kupën e Kosovës më 2023, po ashtu fituan kupën e Pavarësisë më 2023, kupën e FVK-së më 2023.

EkoHigjiena

Sipas Aban Hysenit, këta janë titujt vetëm për vitin 2023/24 të Klubit të Volejbollit Drita.

“Klubi i Volejbollit Drita, vajzat e qytetit, janë krenaria jonë. Ato po sjellin tituj vit pas viti, pa rreshtur, pa u ndalur”, tha kryetari i Gjilanit.

Më tej ai shtoi se nën udhëheqjen e Lorik Ilazit, mjeshtrit të jashtëzakonshëm sportiv, KV Drita ka thyer tashmë të gjitha rekordet.

“Vitet e fundit, që nga qeverisja jonë, mbështetja financiare për sportin është rekorde, sidomos për vajzat kampione.

Kjo mbështetje do të vazhdoj, pa ndërprerë dhe duke u shtuar”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.